Aktualitet

Greqia do liri për Pashkët, nis me lirimin e masave, synon festë pa COVID

Greqia ka liruar masat shtrënguese të pandemisë së koronavirusit. Dje në vendin fqinjë janë rihapur parukieritë dhe qendrat e bukurisë. Sipas “Protothema“, qeveria po synon lirimin e masave gradualisht deri për Pashkë, duke i konsideruar ndryshimet e tanishme një “provë” për hapjen totale.

Më 5 prill do të vihet re ndikimi që do të ketë lirimi i tyre, ndërsa profesor Alkiviadis Vatopoulos, i cili është anëtar i komitetit të specialistëve të sëmundjeve infektive nuk e konsideroi si kohën e duhur për të bërë eksperimente.

Nëse situata shkon mire, gjimnazet mund të hapen pas 12 Prillit. Po ashtu edhe kafenetë dhe restorantet ka të ngjarë të hapen në 19 Prill por me kusht që ta lejojë situata epidemiologjike në vend.

Deri më tani Greqia ka shënuar 238,830 raste të infektuara nga pandemia e koronavirusit, nga të cilët kanë ndërruar jetë 7,531 pacientë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button