Aktualitet

Zgjedhjet e 6 Marsit/ Ambasadorja Kim pyetje kandidatëve të Berishës

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka drejtuar një mesazh, me disa pyetje kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Në një postim në faqen e saj zyrtare, Yuri Kim pyet kandidatët e Berishës, se çfarë iu premtojnë votuesve, çfarë duhet të presin SHBA, dhe çfarë duhet të presin shqiptarët.

Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?“, shkruan ambasadorja Kim./CNA.al

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button