Aktualitet

Babai iu shpall ‘non grata’ nga SHBA, mësohet vendimi i PS-së për Ornaldo Rakipin

Partia Socialiste ka marrë vendimin këtë të martë për deputetin, Ornaldo Rakipi. Mësohet se deputeti nuk do të përjashtohet, pasi përgjegjësia e babait të tij, Aqif Rakipi është personale. Kujtojmë se javën e kaluar ish-deputeti socialist Aqif Rakipi u shpall non grata nga Departamenti i Thesarit i SHBA.

Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PS, fokusin më të madh e kishte procesi i zgjedhjes së presidentit të ri. Deputetët socialistë hodhën në kuti zarfin me tre emra për kreun e shtetit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button