Rajoni - Bota
Danimarka është vendi i parë që lejon vullnetarët të shkojnë në Ukrainë

Danimarka është vendi i parë europian që ka lejuar vullnetarët t’i bashkohen luftimeve në Ukrainë. Shumë qytetarë të veshur me uniformat ushtarake janë nisur nga aeroporti i Koepnhagenit drejt Ukrainës. Thirrja e një dite më parë presidenti Zelenski është përqafuar nga shumë qytetarë të Europës, ndërkohë që edhe krerët e shumë shteteve janë shprehur se do të mbështesin të gjithë vullnetarët që do t’i bashkohen rezistencës së popullit ukrainas.Më herët gjatë të dielës sekretarja e
jashtme e Britanisë konfirmoi se ajo do të mbështeste çdo vullnetar që do të luftonte për Lirinë dhe Demokracinë, jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Europës.




