Aktualitet

Rama takim me furnizuesit e naftës: Do u prezantoj masën e parë

Sot Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministret Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj do të takohet me furnizuesit e naftës për pasojat e luftës në çmimet e karburantit dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të qeverisë.

Takimi do të ndodhë në orën 09:00, siç u paralajmërua ditën e kaluar.

Dje, Rama tha se do të ulet në tryezë me furnizuesit e naftës të cilëve do u prezantojë masën e marrë dhe aktin normativ që do të futet menjëherë në fuqi.

“Nesër paradite në mëngjes, do të ulem në tryezë me të gjithë furnizuesit e naftës, i kemi thirrur të gjithë. Do t’i prezantojmë me masën e parë, me një akt normativ që hyn në fuqi menjëherë me forcën e ligjit që qeveria do të hyjë drejtpërdrejt në bordin kombëtar të furnizimit me karburant të shqiptarëve”,tha Rama.

Ditën e djeshme qytetarët shqiptarë protestuan kundër rritjes së çmimeve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button