Aktualitet

Jemi duke monitoruar Rusinë”/ SHBA paralajmëron: Moska mund të përdorë armë kimike në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë.Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë,

Jen Psaki, duke kritikuar ato që ajo i quajti pretendimet e rreme nga Rusia se SHBA po zhvillon armë kimike në Ukrainë, shkroi në Twitter:

“Tani që Rusia ka bërë këto pretendime të rreme dhe Kina në dukje e ka mbështetur këtë propagandë, ne të gjithë duhet të jemi në vëzhgim në mos Rusia përdorë ndoshta armë kimike ose biologjike në Ukrainë”, shkroi Psaki.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken paralajmëroi në fillim të këtij viti për mundësinë që Rusia të kryejë një sulm të rremë ose të vërtetë me armë kimike si një pretekst i prodhuar për një pushtim në Ukrainë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button