Aktualitet

Sot, mot i qëndrueshëm, por lexoni çfarë pritet në tre ditët në vijim

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të vlerave të larta atmosferike, duke patur kështu një mot të qëndrueshëm.

Por sipas MeteoAlb, në tre ditët në vijim do të kemi ulje temperaturash, të shoqëruara me reshje bore në zonat malore dhe reshje shiu në zonat bregdetare. Temperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit duke sjellë ngrica në rrugë.

Orët me diell do të jenë mbizotëruese por në zonat jugore e juglindore të vendit do të ketë vranësira të cilat hera herës do të marrin karakter të dendur.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-lindje e lehtë e mesatare në brigjet e Adriatikut. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button