Aktualitet

Kryebashkiaku i Shijakut Arbana njoftim për familjet e pastreha që përfitojnë bonus qeraje.

Përmes një postimi në facebook kryebashiaku Arbana ka dhënë njoftimin e mëposhtëm:

Familjet e mbetura të pastreha, përfituese të subvencionimit të pagesës së qerasë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore të tërmetit të 26 Nëntorit, janë të lutur që brenda datës 10.01.2022 të paraqiten pranë Njësive Administrative ku janë banorë, për PËRDITËSIMIN e të dhënave, duke dorëzuar dokumentacionin e mëposhtëm:

1- Formularin e Aplikimit, sipas formatit tip.
2- Certifikatën familjare
3- Numrin e llogarise bankare

Bashkia e Shijakut do të vazhdojë të mbështesë familjet e pastreha me bonusin e qerasë, deri në përfundimin e apartamenteve të reja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button