Aktualitet

Tërmeti tragjik, Shqipëria i dhuron Kroacisë 250 mijë euro ndihmë!

Qeveria shqiptare ka miratuar një fond prej 250 mijë eurosh në ndihmë të Kroacisë, pas tërmetit tragjik të djeshëm, ku humbën jetën 7 persona.

“Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar në  rindërtimin e Petrinjas pas tërmetit shkatërrues!  Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne, në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan kryeministri Rama.

Një vit më parë, Kroacia i dhuroi Shqipërisë 1 milionë euro pas tërmetit tragjik që goditi vendin tonë në 26 nëntor 2019, ku humbën jetë 51 persona dhe u plagosën me qindra të tjerë.

Kroacia u godit dje nga një seri tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte 6.4 ballë i shkallës Rihter në orën 12:20. Lëkundjet sizmike shkaktuan shembjen e qindra banesave, me njerëzit që dolën në rrugë të frikësuar.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button