Aktualitet

Biden dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës: Lufta do sjellë humbje katastrofike

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dënuar sulmin e Rusisë me raketa ndaj një baze ushtarake në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të enjten të caktojnë “përmasat e plota” të sanksioneve që janë diskutuar gjatë javëve të fundit në përgjigje të sulmit, sipas një zyrtari të lartë të administratës Biden.

“Presidenti Putin ka zgjedhur një luftë të paramenduar që do të sjellë një humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë ky sulm, dhe Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e saj do të përgjigjen në një mënyrë të bashkuar dhe vendimtare. Bota do ta kërkojë Rusinë përgjegjëse”, tha Biden.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button