Aktualitet

Rama: Vite më parë mësuesit futeshin në punë duke dhënë para ose nga partitë, sot zgjidhen me meritokraci

Kryeministri Edi Rama thotë se mësuesit zgjidhen sot për t’u bërë pjesë e sistemit me meritokraci përmes portalit. I pranishëm në ceremoninë “Mësuesi i Vitit 2022”, Rama tha se sistemi arsimor ka përparuar krahasuar me vite më parë kur mësuesit futeshin në punë nga partitë politike apo duke blerë vendin e punës me para.

“Sot ne kemi të gjithë arsyet që të ndihemi më mirë se disa vite më parë situatën e arsimit parauniversitar se sot masat dhe reformat e bëra kanë filluar të japin rezultate. Atmosfera e përgjithshme dhe hapësira në të cilën punojnë të gjithë arsimtarët është ndjeshëm e përmirësuar.

Nuk ka më diskutim për paprekshmërinë e figurës së mësuesit nga orekset e politikës, partive, sepse tanimë i gjithë procesi i rekrutimit të mësuesve është proces i konsoliduar dhe dihet fare mirë që ripërtëritje natyrale e trupës së mësuesve kalojnë përmes portalit mësues për Shqipërinë që na ka dhënë provën e vazhdueshme të konkurrencës duke na lehtësuar nga barra e ndjenjës së përgjegjësisë dhe fajit për shkak të padrejtësive  të vazhdueshme që ishin kthyer në sistem. 

Sistemi nuk kishte asnjë logjikë tjetër përveç asaj të klientelës politike, korrupsionit, klientelës së krijuar nga lidhjet farefsinore. Kur mendon që këto kanë marrë fund, mund të ketë raste sporadike, është arsye për të marrë frymë lirisht”, tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button