Aktualitet
Gjendet i vdekur në banesë 41-vjeçari, çfarë dyshohet

Mesditën e sotme, në lagjen “5 Maji”, është gjetur i pajetë nga fqinjët, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi A. H., 41 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Prej disa kohësh viktima jetonte i vetëm, dhe pa asnjë familjar të tij.




