Aktualitet

Sera, tunele dhe banesa të braktisura/ Policia “blindon” Fushë Krujën, kontrolle për kanabis

Forca të shumta të Policisë së Shtetit kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Tirana drejt Fushë Krujës.

Burime bëjnë me dije se ka nisur një aksion për të ushtruar kontrolle në sera, tunele, banesa të braktisura, ku dyshohet se mund të jetë kultivuar kanabis.

Mësohet se operacioni policor do të shtrihet në të gjithë rrethin dhe po marrin pjesë forca të komisariatit Krujë, si dhe forca të Drejtorisë së Policisë Tiranë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button