Aktualitet

Pjerin Ndreu ironizon partitë e vogla: Janë si futbollistët e Kombëtares, e nisin si talente dhe përfundojnë pa ekip

Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike e ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet mes “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë nxitur reagim të gjerë.

Njëri prej tyre që ka reaguar, ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Socialisti ironizon partitë e vogla, duke i krahasuar me futbollistët që e nisin karrierën si talente, e më pas përfundojnë pa ekip.Këto partitë e vogla u frynë si puna e futbollistëve të Kombëtares, që nisen si talente të mëdhenj dhe përfundojnë rrugëve tu kërku ekip! Imagjino të kishin në dorë qeverinë sikur thanë! Ajo e Berishës me molotov kundër Lulit do na dukej lule”, shkruan Pjerin Ndreu.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button