Aktualitet

Rama: Kemi siguruar 1.6 milionë doza vaksinash për 800 mijë shqiptarë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për mediat theksoi se qeveria ka siguruar 1.6 milionë doza vaksinash për 800 mijë qytetarë.“Sot kemi 100 ambulanca të reja që merret vetëm me ketë punë. Sot kemi emergjencë kombëtare, e regjistruar kompjuterikisht për shërbime në kohë, që as imagjinohej më parë. Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Kanë hyrë në qarkullim testet e shpejta, që janë kryer deri tani 80 mijë teste, kemi rritur epidemiologët në terren. Ky është një proces i vështirë. Vaksina e gripit është falas sot. Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina për 800 mijë qytetarë”, deklaroi Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button