Aktualitet

Gjykata Administrative rikthen në detyrë Alban Dokushin si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë Tiranë: Shkarkimi nga Anuela Ristanit, i paligjshëm

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Alban Dokushi, duke shpallur absolutisht të pavlefshëm shkarkimin e tij.

Siç bën me dije gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, sipas gjykatës, shkarkimi i Dokushit është kryer në kundërshtim flagrant me ligjin, duke përbërë një shkelje të rëndë të standardeve ligjore dhe procedurale, i cili u shkarkua më 21 mars 2025.

Në vendimin e gjyqësor për rikthimin në punë të sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, thuhet se ka efekt të menjëhershëm dhe është i detyrueshëm për zbatim.Pas vendimit ka reaguar Alban Dokushi :”Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në detyrë të drejtuesit politik të zgjedhur të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, vendimi i Gjykatës Administrative rikthen gjithashtu në detyrë edhe drejtuesin e administratës së Bashkisë. Në këtë këndvështrim, gjykatat kanë korrigjuar dhe prapësuar shkeljet e rënda ligjore, të kryera në përpjekje për largimin në kundërshtim me ligjin të drejtuesve politikë dhe administrativë të Bashkisë Tiranë”.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button