Aktualitet

Shmanget tragjedia në Tiranë/ 25-vjeçari merr shokët dhe dhunon ish-të dashurën e mitur, tentojnë ta djegin me benzinë

Shmanget tragjedia në Tiranë. Një vajzë e mitur, 16-vjeçare është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj 25 vjecar dhe dy persona të tjerë.

Madje ata kanë tentuar dhe ta djegin atë me benzinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim të policisë Tiranë, e cila thotë se në pranga kanë përfunduar dy shtetasit që kanë ndihmuar ish bashkëjetuesin e të miturës së dhunuar.

Njoftimi 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button