Aktualitet

Zëvëndës-kryeministrja Balluku inspekton punimet në aksin Thumanë-Kashar: Vepër e rëndësishme! Do të zhbllokojë trafikun

Zëvëndës kryeminstrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi këtë mesditë punimet në aksin rrugor Thumanë-Kashar. Në këtë aks ka filluar të shtrohet asfalti dhe konsiderohet një vepër e rëndësishme. Aksi pritet të çelet për automjetet përpara fillimit të sezonit turistik 2024.

Gjatë inspektimit, Balluku u shpreh se ky projekt është një autostradë e kategorisë A, e pajisur me dy korsi shpejtësie dhe një korsi e tretë emergjence.

Ne krenarisht themi që kjo është një vepër e rëndësishme, pasi siç thamë do të zhbllokojë pjesën më të madhe të trafikut të krijuar sidomos gjatë stinës së verës, që është pjesa e Fushë-Krujës dhe nga ana tjetër edhe lidhjen, nyjen në aeroportin e Rinasit. Por ne ndihemi mirë për këtë projekt, pasi kjo është një autostradë e kategorisë A, me gjërësi 11.75, e cila do të ketë dy korsi shpejtësie, një korsi të tretë emergjence dhe pastaj ka një pjesë të pankinës që qëndron në anë”, tha Balluku. 

Nga ana tjetër, zv.kryeministrja shton se segmenti Thumanë-Kashar ëhstë pjesë e Korridorit Blu, për të cilën po punohet edhe në segmente të tjera. Të gjitha këto segmente do të shoqërohen me rrugë dytësore që do të jenë superstrada dhe për të cilat nuk do të ketë pagesë nga automjetet.

“Duhet thënë gjithashtu që ky është një nga segmentet e Korridorit Blu, i cili ne shpresojmë që të kemi ecuri në të gjithë segmentet e tjera të cilat ndodhen në faza të ndryshme, ashtu siç ju e dini segmenti vazhdues i Thumanë-Kashar, pra Kashar-Lekaj tashmë është përmbyllur gara, është shpallur fituesi, jemi në pjesën e negocimit të kontratës dhe më pas e njëjta gjë ndodh edhe me segmentin që vjen nga Lekaj në Fier. Unë kujtoj të gjithë përdoruesit e autostradave që këto autostrada do të shoqërohen nga rrugë dytësore, të cilat janë superstrada dhe nuk do të ketë pagesë për ato rrugë. Pra të gjithë ata që dëshirojnë të përdorin aksin e korridorit Blu, që është një aks shpejtësie do të kenë edhe të drejtën e zgjedhjes për të shkuar përmes rrugëve dytësore që do të jenë në nivelin e superstradave’, u shpreh zv.kryeministrja. 

https://fb.watch/pl6a9xwUnP/?mibextid=I6gGtw

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button