Aktualitet

Rama vijon takimet në zyrën e tij! Çfarë pritet të ndodhë sot?

Ky fund gushti do të jetë intensiv në Kryeministri. Kreu i qeverisë Edi Rama, do të presë deri në datën 30 gusht ministra, por edhe eksponentë të Partisë Socialiste në disa takime të ndryshme.

Kujtojmë se më 30 gusht, kryeministri Rama do të niset për në Slloveni ku do të marrë pjesë në samitin e Bledit.

Gjithsesi, takimet do të vijojnë edhe sot, 27 gusht.

Gazetarja Klesiana Omeri raporton se dita ka nisur më qetë për shkak të axhendës së kryeministrit.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë arsye për arsye se në orën 11:00 është parashikuar një tjetër axhendë. Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një ceremoni dedikuar atyre që kanë bërë një betejë të gjatë me zjarret dhe synon që të dësmhpërblejë dhe dekorojë ata që bënë betejë të madhe gjatë muajve të verës”, raportoi gazetarja.

Pas ceremonisë pritet që në zyrën e tij të ketë takime të tjera nga ministra dhe eksponentë të PS-së. Takimet janë fokusuar në projekte të ndryshme, ato që janë lënë përgjysmë apo nisma të reja që do të ndërmerren në legjislaturën e ardhshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button