Aktualitet

E mërkura me mot të paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në jug të vendit

Moti i paqendrueshëm në vend ka nisur dhe do të vijojë edhe sot. Dita do të nisë me vranësira të përqendruara në pjesën lindore të vendit. Në bregdet moti me kthjellime e vranësira.

Gradualisht vranësirat do të dendësohen në të gjithë vendin dhe përkohësisht në zonat jugore, juglindore e lindore do të ketë reshje të dobëta shiu. Në formë të izoluar në juglindje shtrëngata të shkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Valëzimi në dete deri në 2 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie si më poshtë:

– në zonat malore 12°C deri në 25°C;

– në zonat e ulëta 14°C deri në 29°C;

– në zonat bregdetare 17°C deri në 29°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button