Aktualitet

Klosi pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS-së: Nga sot nis faza e tretë e procesit të rienergjizimit

Pas rreth 4 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha tashmë do të fillojë faza e tretë e procesit të rienergjizimit.

‘Fillon nga sot faza e tretë e procesit të rienergjizimit. Çdo organizatë në PS do të jetë me bashkëkryetar nga një zonjë dhe një burrë.  Do të kemi zgjedhje të brendshme të PS-së. Më 12 maj e gjithë PS do të thirret për votimin 1 anëtar 1 votë.’- tha Klosi.

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së Asamblesë, Rama foli për një sërë çështjesh, duke nisur që nga planet e shpalosura nga Jared Kushner, sipërmarrësi i madh amerikan dhe dhëndri i Donald Trump, për të investuar në dy projekte turistike në Shqipëri, ndërtimet në Tiranë e deri te zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në vitin 2025.

“Përtej kufijve të vjetër partiak, PS duhet të përfshijë çdo shqiptar në çdo qytet, fshat, të gjithë njerëzit e zakonshëm e këtij vendi që kanë dëshirë ta shohin të ardhmen e fëmijëve të tyre. Shembujt kuptimplotë të Kamzës dhe Shkodrës, duhet të na shërbejë si motivim. Kur duhet të zgjedhin mes mundësive të qarta të progresit dhe llogoreve të vjetra. Shkodra dhe Kamza dikur zona të ndaluara për ta hedhur vallen majtas, sot janë pjesë e jona. Kur ne socialistët dimë të shkrimë në një gjë aftësinë drejtuese, socialistë dhe demokratë pa dallim ne jemi të pakonkurueshëmn. Asgjë dhe askush përveç vetvetes nuk na ndalon ne te fitojmë zgjedhjet e reja. Do fitopjmë sfidat“, tha kreu i qeverisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button