Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu në disa pjesë të vendit

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira.

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat Jugore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 1-8m/sek, nga verilindja –veriperëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button