Aktualitet

Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Aset i paçmueshëm që i jepet kryeqytetit nga Kamëza

Kryeministri Edi Rama inspektoi Parkun e Liqenit të Paskuqanit, një hapësirë prej 84 hektarësh dhe me një infrastrukturë që përfshin pedonalen e re 5.2 km, amfiteatrin, molin, kënde lojërash, korsi biçikletash, e fusha sportive.f

Rama e cilësoi parkun e Liqenit të Paskuqanit si një aset të paçmueshëm që i jepet kryeqytetit nga Kamëza.

Vazhdon puna intensive për një transformim që nuk ndalet. Një aset i gjelbër, i paçmueshëm i jepet kryeqytetit nga Kamëza. Kur sheh këtë transformim të vjen keq se si goditën dhe u zhvlerësuan në të kaluarën asete po kaq të vlefshme sa Liqeni i Farkës, apo Liqeni i Thatë. Mësojmë nga Kamëza dhe ecim me shembullin e Kamëzës“, tha ndër të tjera Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button