U kap me 1 kg kokainë, 20-vjeçari është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhit
Një operacion antidrogë në Tiranë, ka çuar në pranga dy të rinj dhe kapjen e 1 kg kokainë, e cila nëse do shitej në treg kapte vlerën 270 mijë euro. K S, 24 vjeç dhe E M20 vjeç janë dy të rinjtë që u arrestuan pas 6 muajsh ndjekjeje e përgjimesh.
20 vjeçari E M mësohet se është djali i muzikantit, Adi Sybardhi.
20-vjeçari ishte pasagjer në mjetin luksoz që drejtohej nga S teksa u kapën me drogë. Vetë muzikanti Sybardhi, ka reaguar në Facebook duke postuar foton e të birit me fjalët: “Allahu te begatoftë shpirti babit”.
Dy të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me një mjet luksoz mbrëmjen e 8 dhjetorit. Agjentët e vëzhguan K S teksa drejtonte një makinë luksoze në rrugën “Kastriotët”. Në një moment, ai lë timonin, zbret nga makina, dhe merr në sediljen e pasme, një pako. Efektivët e ndaluan 24-vjeçarin pranë kthesës së Kamës te terminali i autobusëve dhe brenda pakos u gjet 1 kg e 50 gramë kokainë.