Aktualitet

Grushte në seancën plenare! Nallbati dhe Sinaj përleshen me njëri-tjetrin

Ka nisur mes tensionesh seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Fillimisht kanë qenë deputetët e opozitës që kanë bllokuar foltoren pasi sipas tyre garda duhej larguar prej aty. Më pas kryetarja Nikolla i dha fjalën deputetit të PS-së Vullnet Sinaj.

Ndërsa ai po fliste nga vendi, deputeti i PD-së bledjon Nallbati shkoi t’i fikte mikrofonin Sinajt. Ai ia ka larguar dorën dhe më pas janë shtyrë. Sakaq Nallbati lëshoi një grusht ndaj deputetit socialist dhe deputetët e tjerë i kanë ndarë.

Kryetarja Nikolla vendosi të ndërpritet seanca përkohësisht.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Shiko gjithashtu
Close
Back to top button