Aktualitet

Klodian Braho takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot: Të forcojmë më tej partneritetin për të luftuar krimin e organizuar

Kreu i SPAK, Klodian Braho zhvilloi sot një takim me ambasadorin britanik në Shqipëri, Nicholas Abbot, ku u riafirmua partneriteti i fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

“Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Kreun e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un.

Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, shkruhet në postimin e Ambasadës Britanike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button