Aktualitet

Evis Kushi uron nxënësit dhe u kujton rregullat për vitin e ri shkollor: Zyra ime do jetë më shumë e juaja

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar nxënësit për një sezon sa më të mbarë. Ajo u kujton atyre se duhet të respektojnë masat anti-COVID. Kushi shprehet se zyra më shumë se e saj do jetë e të gjithëve atyre  që kanë shqetësime.

“Të dashur nxënës, prindër, mësues. Nesër fillon viti i ri shkollor dhe janë marrë masat që ky sezon të jetë sa më i mbarë. Kjo zyrë më shumë se e imja është e juaja dhe do jetë e hapur për çdo shqetësim që ju keni.  

Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për ju. Lutja që kam për ju është të zbatoni rregullat dhe masat në shkollë. Ne do të bëjmë më të mirë që t’iu edukojmë me vlerat më të mira qytetare dhe demokratike”, shprehet Evis Kushi. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button