Aktualitet
Bombardimet në Gaza, Guterres: Të shmangen me çdo kusht sulmet ndaj civilëve dhe mediave

Çdo sulm pa kriter kundër strukturave të mediave civile shkelin ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmangen me çdo kusht”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres gjatë një komunikimi në media për sulmet e zhvilluara në godinën e “Al Jazeera dhe Asociated Press” në Gaza .
Guterres ngriti shqetësimin për sulmet e vazhdueshme dhe numrin në rritje të viktimave civilë.
Ndërtesa 13 katëshe ku ishte vendosur rrjeti “Al Jazeera” dhe “Asociated Press” në Gaza u shkatërrua si pasojë e një sulmi me raketë nga Izraeli.
Associated Press shprehu tronditjen dhe tmerrin nga bombardimet izraelite, të cilat shkatërruan godinën.




