Aktualitet

Dita e sotme me vranësira të dendura, ulen temperaturat

Për ditën e sotme (20 janar) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 3-4 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button