Aktualitet

Berisha mund të futet më në selinë e PD?”, Basha bën pohimin e bujshëm: “Nëse nuk do ishte Sali Berisha, Shqipëria do ishte futur në BE që në 1996”

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e njeh referendumin e zhvilluar sot nga Sali Berisha për shkarkimin e tij. Në një deklaratë për mediat, jashtë PD-së pas përfundimit të Kuvendit, Basha tha se do të qëndrojnë në shtëpinë e demokratëve, siç e quajti ai selinë e PD.

I pyetur nga gazetarët se ka zëra që Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit mund të vijnë në seli për të lexuar rezultatet e referendumit, Basha këmbëngul se nuk ka pasur një të tillë sot.

“E sotmja tregoi qartë vullnetin e demokratëve. Ne do të qëndrojmë të qenë të shtëpinë e dmeokratëve. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet e të kaluarës. Gabimet e të kaluarës kur përsëriten nuk do ta marrin më peng PD. Sot ka pasur vetëm një aktivitet ai ka qenë Kuvendi. Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend”, -deklaroi Basha.

Ai madje deklaroi se po te mos ishte ajomqe beri Berisha ne 1996 me zgjedhjet e atij viti, Shqiperia do ishte qe atehere ne BE.

Basha me gazetarët: 

Lulzim Basha: Kjo është shtëpia e demokratëve dhe demokratët janë krenarë për atë që kanë arritur për Shqipërinë. Në vitin 1996, ne vumë në lëvizje diçka që solli si përfundim jo vetëm largimin e Partisë Demokratike nga pushteti.

Mund të kishim qenë vend anëtarë i Bashkimit Europian, mund të kishim qenë vendi i parë në të gjithë vendet lindore që mund të ishim anëtarësuar në Bashkimin Europian. Përgjegjësi për këtë kanë ata që vunë para vendit, interesin personal. Sali Berisha, President i vendit atëherë, aplikoi një standard zgjedhor të papranueshëm nga SHBA-të.

E sotmja, tregoi qartë vullnetin e demokratëve, Ne do të qëndrojmë të qetë në shtëpinë e demokratëve që është shtëpia e lirisë. Do të qëndrojmë me vetëdijen për të gjitha gabimet tona të së kaluarës duke përfshirë siç e thashë, atë gabim që vuri në lëvizje pastaj një revansh mbi Shqipërinë, mbi demokracinë, mbi Partinë Demokratike dhe mbi të gjithë shqiptarët.

Gabimet e të kaluarës në veçanti kur përsëriten në mënyrë tragjikomike, nuk do ta marrin më peng Partinë Demokratike dhe demokratët. Sot ka pasur vetëm një aktivitet të Partisë Demokratike dhe ai ka qenë Kuvendi Kombëtar i demokratëve.

Pyetje: Ka zëra se zoti Berisha dhe Komiteti i Rithemelimit do të vij në selijnë blu për të shpallur rezultatin e referendumit që është votuar sot, ju do të jeni këtu?

Lulzim Basha: Nuk ka referendum, nuk ka Komitet Rithemelimi. Ka një Parti Demokratike dhe një Kuvend Kombëtar që sapo mori vendimet e tij.

Pyetje: Zoti Basha në këtë mënyrë ju nuk po respektoni ata anëtarë të cilët sot për më shumë se 8 orë iu drejtuan qendrave të votimit dhe kutive të votimit në të gjithë vendin.

Lulzim Basha: Ju nuk keni asnjë informacion që ata janë anëtarë të Partisë Demokratike. Ndërsa unë e di që ka disa anëtarë të Partisë Demokratike të cilëve iu bëj thirrje që t’i bashkohen vendimeve të institucioneve të Partisë Demokratike që janë zgjedhur me votën e anëtarëve të Partisë Demokratike.

Pyetje: A do qëndrojë e hapur selia për ata që duan të shpallin rezultatin për atë aktivitet që ju nuk po e konsideroni?

Lulzim Basha: E keni përgjigjen brenda pyetjes. Partia Demokratike ka pasur një aktivitet sot, rezultati është shpallur. Aktiviteti ka qenë Kuvendi Kombëtar. Ka një Parti Demokratike që ka pasur një Kuvend Kombëtar sot. Të gjitha të tjerat janë përpjekje personale të një njeriu për t’i kthyer demokratët në mish për top. Kjo do të refuzohet me vendosmërinë më të prerë.

Pyetje: Po deklaratat e zotit Berisha

Lulzim Basha: As më duhen fare deklaratat e tij, sepse për një kohë shumë të gjatë ka vendosur interesat e tij, sigurisht mbi interesat e kryetarit, por kam frikë ndonjëherë edhe mbi interesat e demokratëve. Kjo kohë mori fund sot.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button