Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana/Shumë shpejt do të inagurojmë Kopshtin Nr.2 në Shijak.

Kryebashkiaku Arbana/Shumë shpejt do të inagurojmë Kopshtin Nr.2 në Shijak.

Puna me rindërtimin nuk ndalet në Shijak. Infrastrukturës së godinave të reja arsimore do t’i shtohet dhe Kopshti nr.2 që po ndërtohet nga e para pas tërmetit.

Kopshti Nr.2 Shijak po ndërtohet nga e para si pjesë e Programit “EU4Schools”, financuar nga BE-ja dhe zbatuar nga UNDP.

Ky kopësht do të inagurohet së shpejti për të hapur dyert për rreth 120 fëmijë që do të frekuentojnë këto ambiente me standarde të larta europiane, për një arsim cilësor.

Kryebashkiaku Arbana ka publikuar fotot që janë bërë gjatë një vizite monitoruese të përfaqësuesve të UNDP-së, ku ishin gjithashtu të pranishëm stafi, prindër nga komuniteti dhe përfaqësues të bashkisë Shijak.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button