Aktualitet
Atentat me armë zjarri në Shijak, qëllohet në drejtim të djalit të oficerit të policisë, detajet e para

Pak minuta më parë një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Shijak, ku është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
Mësohet se është qëlluar me breshëri arme ndaj djalit të oficerit të policisë, Orlando Petkola.
Ky i fundit fatmirësisht ka arritur që ti shpëtojë atentatit pa marrë lëndime.




