Aktualitet

Fermeri: Tregtarët shqiptarë grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali

Nuk është i vetmi fermer që vjen nga jashtë për të punuar tokat shqiptarë.

Michelle Ricci, tre vite më parë la Italinë për të kultivuar drithëra në fshatin Kropisht të Selenicës. Në 150 hektarë tokë Michelle ka mbjellë, grurë, misër dhe tërshërë. Gjatë këtyre viteve fermeri Italian, po ndeshet me problemet e bujqësisë shqiptare që sipas tij janë të shumta. Tregtarët e fabrikave të miellit shqiptarë, grurin kërkojnë ta blejnë me çmimin që nuk mbulon kostot e prodhimit. Nëse toka e Selenicës  ndihmon të prodhojë grurë cilësorë, bashkombasit e Michelit, pra  tregtarët Italian I japin çmimin e duhur grurit shqiptar.

“Sot grurin në Foxha mund t ashes me 55 euro kuintalin, ndërsa deri të mërkurën mund të shitet edhe 70 euro. Ndërkohë që në Shqipëri, fermerët po e shesin 36 euro”.

Sipas Michelit, gruri i tij rishitet për të dytën herë nga tregtarët italianë për fabrikat e makaronave në Shqipëri, kësaj  me një çmim akoma më shtrenjtë.

“Dhe absusrditeti ndodh që janë po tregtarët shqiptarë ata që grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali me çmimin më të shtrenjtë për të prodhuar makarona special”.

Pas tregut, bujku Italian merakoset për magazinimin e drithërave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button