Aktualitet

Ndeshja e kthimit në “Air Albania”, Partizani publikon çmimet e biletave

Partizani mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë në turin e parë në Conference League, duke mposhtur Saburtalon minimalisht, për tu afruar edhe më shumë me kualifikimin.

Megjithatë të kuqtë kanë edhe ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, ku skuadra e drejtuar nga Mehmeti do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve.

Sfida do të luhet të enjten e 14 korrikut, në orën 20:00. Klubi i Partizanit, ka zbuluar edhe çmimet e biletave ditën e sotme.

Njoftimi i klubit:

 Ju njoftomë se për këtë takim, çmimet e biletave në tribunat e “Air Albania Stadium” do te jenë:

TRIBUNA VIP – W104 kushtojnë 3 000 Lekë (të reja)

Biletat në Tribunat A – B:

Sektori: W101, W102, W103, W105, W106, W107 kushtojnë 2 000 (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E102, E103, E104, E105, E106, E107, E108, do të kushtojnë 800 Lek (të reja)

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: N, S dhe V kushtojnë 400 Lek (të reja)

Biletat mund ti gjeni duke filluar nga dita e hënë e në vazhdim çdo ditë pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, nga 10:00 deri në 19:00.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button