Aktualitet

Vrasje në Krujë! U qëllua me kallashnikov pas sherrit për drutë, ndërron jetë Luan Hushi

55-vjeçari Luan Hushi nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve të marra pas të shtënave me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin ushtarak për ndihmë mjekësore. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

Ai u qëllua me kallashnikov mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Autori i ngjarjes dyshohet se është Klodjan Keqi. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe viktimës.

Dyshohet që sherri të ketë ndodhur për drutë e zjarrit. Krimi ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar. Pasi qëlloi mbi Hushin, Keqi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Mësohet se shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në kërkim të autorit. Ndërkohë po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button