Aktualitet
Dëgjohet muzikë në Kongresin e Arsimit, batuta nga Rama: Njëri më tha që është zilja e gruas

Teksa po mbante fjalën në Kongresin e Arsimit, në sfond po dëgjohej një muzikë. Kryeministri Edi Rama nuk hezitoi ta largonte për pak çaste vëmendjen nga arsimi, duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura mes të gjithë të pranishmëve në sallë.
“Të kujtojmë nga e nisëm.. nën tingujt e kësaj muzike kaq kuptimplotë të dikujt që duhet të jetë tejet optimist që jeton me radio në xhep (salla duartroket) nuk po spekulloj po më ka ndodhur disa herë kur ndizen këto radio nëpër xhepa, mora guximin e pyeta personin e më tha është zilja e gruas, se kështu janë burrat shqiptarë, të fortë e të pavarur, fundimtarë të pakontestueshëm jashtë mureve të shtëpisë”,-tha Rama.




