Kërkimet për naftë në Shpirag / Rama: Nëse realizohet plani, Shqipëria hyn në tjetër ligë

Kompania prestigjioze e karburanteve, Shell, që po bën kërkimet për naftë dhe gaz në zonën e Shpiragut në vendin tonë, ka gjetur burime nëntokësore pas disa viteve kërkime.
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë nga Nju Jorku për emisionin Opinion, tha se në Shpirag është zbuluar sasi e madhe nafte dhe gazi që ka cilësi të lartë.
Por aktualisht kompania është në fazën e analizës për të bërë përllogaritjet e kostove për nxjerrjen e naftës dhe çmimit të komercializimit.
Kryeministri zbuloi që nëse kompania Shell vendosë të investojë në Shpirag, atëherë ky plan do të realizohet në vitin 2026 dhe përfitimet ekonomike për Shqipërinë do të jenë shumë të mëdha.
Kryeministri Rama: Unë uroj shumë, lutem përditë që zbulimi aq i rëndësishëm që ka ndodhur në zonën e Shpiragut të rezultojë komercial…
Blendi Fevziu: Është serioze?




