Aktualitet

Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit/ Temperaturat zbresin deri në –16°C, autoritetet i bëjnë thirrje shoferëve për kujdes

Kanë nisur reshjet e para të borës në qarkun e Kukësit.

Bora ka filluar të bjerë në zonat malore mbi 700 metra mbi nivelin e detit, duke sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave. Reshje bore janë shënuar edhe në afërsi të tunelit të Kalimashit, përgjatë Rrugës së Kombit, një aks i rëndësishëm për qarkullimin rrugor. Megjithatë, deri në këto momente, bora nuk ka krijuar shtresa që të pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes, pasi gjatë dy ditëve të fundit Kukësi është përfshirë nga temperatura mjaft të ulëta. Në zonat e thella malore termometri ka zbritur nga minus 3 deri në minus 16 gradë Celsius. Situata po monitorohet nga strukturat përkatëse, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë vëmendje të shtuar, sidomos gjatë orëve të natës dhe mëngjesit herët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button