Aktualitet

“Krenarë që do presim samitin e NATO-s”, Balla takim me VanHorn: Diskutuam dhe për interesin e kompanive amerikane për investime në Shqipëri

Kreu i Grupit të PS, Taulant Balla zhvilloi një takim këtë të mërkurë me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale,  u shpreh se me VanHorn, temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive.

Balla shtoi se Shqipëria është krenarë që do presë samitin e NATO-s vitin e ardhshëm dhe mbështet vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump për fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fb.taulant%2Fposts%2Fpfbid0vroQLrWsdkjH6kzh6K7qCuYFuJUZkiMCDjrbCXD6gQju9qbwKFU3FX2CqVjfX9Yyl&show_text=true&width=500

“Ndërsa nesër në Ëashington Presidenti Donald Trump mirëpret Kryeministrin Edi Rama dhe aleatë të tjerë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, u takova sot me të Ngarkuarën me Punë Nancy VanHorn. Temat e diskutimit ishin të shumta dhe produktive. Jemi krenarë që Shqipëria do të mirëpresë vitin e ardhshëm Samitin e NATO-s dhe mbështesim vizionin e Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, angazhime të cilat Shqipëria po i përmbush hap pas hapi.

Gjithashtu diskutuam për interesin e kompanive amerikane, partneritetet e drejta ekonomike dhe hapat e hedhura nga autoritetet ekzekutive në inicijimin e një mekanizmi efikas për shqyrtimin e investimeve. Vlerësova lart mesazhet e Sekretarit të Shtetit Rubio mbi partneritetin e pazëvendësueshëm euro-atlantik në Konferencën e Sigurisë në Mynih”, shkruan Balla.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button