Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Vetëvritet me armë zjarri 44-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatë së djeshme në kryeqytet, ku një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në rrugën “Jakov Xoxe”. Sipas policisë dyshohet se burri me inicialet D.M., është vetëvrarë.Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale, dhe po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas ka shfaqur shenja depresioni prej disa javësh.
Informacion zyrtar nga policia:
“Më datë 26.12.2020, rreth orës 23:15, në rrugën “Jakov Xoxe”, në banesë, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëvrarë me armë zjarri dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi D.M., 44 vjeç. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas para disa javësh ka shfaqur shenja depresioni.”




