Aktualitet

Rrebeshe shiu, kryebashkiaku i Tropojës thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Rrezikon dhe Lezha

Vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit.

Ky paralajmërim është dhënë edhe nga sinoptikanët, ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës e Tropojës, u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Në Tropojë, kryetari i bashkisë Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.

Ndërkohë bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button