Aktualitet
Zgjedhjet 2021/ PS triumfon në Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, Fier, Korçë dhe Berat, rrëmben 74 mandate në total! Projeksionet e fundit

Partia Demokratike ka triumfuar në Shkodër, Lezhë, Dibër dhe Kukës, kurse PS në Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Fier dhe Berat.
Vetëm në 2 qarqe vijon ende numërimi, në Tiranë dhe Durrës.
Procesi i numërimit ka vijuar i qetë, përveç një incidenti të ndodhur një ditë me parë në shkollën “1 Maji” në Tiranë, ku policia shoqëroi 8 persona.
Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 696,355 vota, e pasuar nga PD-AN me 562,921, LSI deri më tani ka marrë 98,497 vota, kurse PSD 32,445 vota.
PS ka 74 mandate, ndërsa PD 59 mandate, LSI 4 dhe PSD 3 mandate. Nga 5198 qendra votimi deri më tani janë numëruar 4824.
Deri më tani nga votat e numëruara kanë rezultuar 75235 të pavlefshme.




