Aktualitet

Të shtëna me armë në Tiranë, plagoset një person

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku ka mbetur i plagosur një person.

Bëhet me dije se pas një sherri për motive të dobëta Robert Doka, 42-vjeç ka plagosur shtetasin Denik Kuka.

Pas ngjarjes policia e Tiranës  ka arrestuar autorin, ndërsa i i plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi R. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin R. D.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button