Aktualitet

E rëndë në Durrës, gruaja qëllon me thikë burrin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një grua pas një sherri ka qëlluar me thikë bashkëshortin.

Bëhet me dije se Asije Stafa pas sherrit me bashkëshortin Ahmet Stafa e ka qëlluar me thikë. Burri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Burime për media bëjnë me dije se çifti prej disa ditësh kanë pasur konflikt, ndërsa duket se sot pas sherrit të sotëm gruaja ka humbur kontrollin duke qëlluar me thikë bashkëshortin.

Policia ndodhet në vendin e ngjares dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj dhune në familje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button