Aktualitet
Qëlloi me armë në takimin e PD-së në Kurbin, Policia arreston autorin. Sherri me nënkryetarin

Anëtari i Partisë Demokratikenë Kurbin, Van Rrica, i cili qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në takimin e demokratëve të Berishës në Kurbin, mëngjesin e sotëm ka rënë në prangat e policisë.
Van Rica i cili mbështet kandidatin Edmond Shkoza, kërkoi anëtarësimin e disa simpatizantëve, por kjo u kundërshtua nga nënkryetari i degës së Partisë Demokratike të Rithemelimit, Kastriot Marku me pretendimin se kishte përfunduar afati i anëtarësimeve.
Në debat e sipër Van Rica, mësohet ka qëlluar me armë zjarri pistolete në korridoret e zyrave të Partisë Demokratike dhe më pas është larguar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.




