Aktualitet

E rëndë në Durrës/ Po lahej në det, humb jetën pushuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në plazhin e Durrësit.

Mësohet se një person ka humbur jetën teksa po lahej në det.

Sipas policisë, më datë 02.08.2021, në orën 12:40, jemi njoftuar nga urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës se ka mbërritur pa shenja jete shtetasi B. S., 75 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det në lagjen nr.1, Durrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button