Aktualitet

“Pusho ti, pusho ti”, Belinda Balluku i kthehet Albana Vokshit: Nuk mund të flisni kaq të pavërteta, ti se nuk je zëdhënësja e Parlamentit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku replikoi në Kuvend ndaj deputetes së PD-së Albana Vokshi për situatën me përmbytjet në veri të vendit.

Balluku i është kthyer Vokshit se duhet të pushojë së foluri pasi nuk është zëdhënësja e Kuvendit.

“Nuk mund të flisni kaq të pavërteta, pusho ti, pusho ti se nuk je zëdhënësja e parlamentit. Pusho se nuk po flas me ty fare. Tani që të vijmë tek pjesa e veriut, keni dy ditë që e keni bërë këtu sikur po flasim për luftën civile të Amerikës. Na keni ndarë veriun dhe jugun. Veriu prodhon energjinë dhe për këtë arsye veriut duhet të marrë përfitime dhe të ardhur nga energjia. Nuk ka të ardhura nga energjia zonjë, sepse buxheti i shtetit ka subvencionuar të gjithë familjarët sikur e dini. Nëse do aplikonim çmimin më të cilin e kemi blerë energjinë në import, ku janë këto ta ardhura që duhet ti ndajmë. Republika e Shqipërisë është një, veriu jugu, të gjitha janë një”, u shpreh Balluku.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button