Aktualitet

Rama, 16 orë mbledhje me ministrat: Në 2023 do ta bëjmë tërmet!

Që nga dita e djeshme, por edhe sot kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim ministrat për të diskutuar për qeverisjen në vitin 2023.

Mbledhja maratonë ka zgjatur mbi 16 orë, ndërsa në përfundim Rama ka publikuar edhe një video, ku ndër të tjera thotë se “Në bazë të 2022 kemi arsye të besojmë se 2023 do të bëjnë tërmet”, një frazë e përdorur nga Damian Gjiknuri pas zgjedhjeve në Dibër. 

Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë”, shkruan Rama në Facebook.

https://fb.watch/hSYSLSVm7w/?mibextid=re2LRg
https://fb.watch/hS_nUeKjQd/?mibextid=re2LRg

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button