Aktualitet
Gjendet pa jetë një i ri në mes të rrugë, mister shkaqet (EMRI)

Një i ri 21-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë.
Ngjarja është raportuar në fshatin Karinë të Peqinit. Ishin kalimtarët që vunë re trupin e Renato Nebiut, dhe lajmëruan ambulancën.
Menjëherë u transportua në Spitalin e Durrësit, ku edhe është deklaruar zyrtarisht i pajetë.
Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërsa trupi i të riu ndodhet ende në morg, në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore.




