Drejt përfundimit lagjia e re në Ndroq, gati 74 banesa të reja të rindërtuara pas tërmetit

Ndërtimi i lagjes më të re në Ndroq duket se është drejt përfundimit. Pas ndërtimit të 61 shtëpive të para të cilat u ringritën po aty ku u shembën, tashmë edhe lagjja e re e cila p0ërmban 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit të ndërtimit të saj.
Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit të vitit 2019 la pa strehë plot 350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët tanimë do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja. Në ditët në vijim, një bllok tërësisht i ri banimi me 74 banesa individuale pritet të jetë gati për banorët e rinj, të cilët kanë tashmë banesa jo vetëm më të mira dhe më të sigurta se banesat e tyre të mëparshme, por dhe më afër institucioneve që ofrojnë shërbimet.
Si ç’duket dhe nga fotot e mëposhtme, blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj.




